Insajderi
Lajme

Tahiri: Kurti e harroi hapjen e Urës së Ibrit, efektet e para të vizitës së shefit të CIA-s

Insajderi
16 September 2024 - 13:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tahiri: Kurti e harroi hapjen e Urës së Ibrit, efektet e para të vizitës së shefit të CIA-s
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-shefja e ekipit negociues të Kosovës në dialog, Edita Tahiri, ka përmendur për efektet që mund t’i japë vizita e shefit të CIA-së, William Burns.

Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se ndryshime kanë filluar të vërehen edhe tek kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

“Efektet e para të vizitës së shefit të CIA-s Kurti e harroi hapjen e Urës së Ibrit, ndërsa Vuçiqi harroi vazhdimin e bojkotit, ftoi serbët të kthehen në institucionet e Kosovës, ka efekte edhe ma strategjike që po ndodhin…”, ka thënë Tahiri.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark