×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Tahiri – Kurtit: Vega jote është me bë hajgare me Amerikën

    Insajderi
    02 June 2023 - 12:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shefi i grupit paralamentar të AAK-së Besnik Tahiri, në seancën e sotme ka kritikuar kryeministrin Kurti për mos koordinimin me deputetët e Kuvendit të Kosovës.

    Tahiri iu drejtua Kurtit “me kon vlla je koordinu”, derisa mes tjerash dëgjohet duke i thënë “veta jote është me bë hajgare me Amerikën…”

    Tutje, Tahiri tha se të gjithë e kanë paralajmëruar për kujdes.

    “I madh e i vogël të kanë thane ke kujdes se je tuj hy në një fushëbetejë, ke vendos pa u konsultu me askënd ky njeri e ka vendimmarrjen në tre njerëz krejt i merrni vesh prej mediave nuk e ka informu as presidenten as deputetët”, është shprehur Tahiri.

    Mes tjerash Tahiri ka deklaruar se e kanë paralajmëruar Kurtin të mos i mbajë zgjedhjet.

    “Të kemi thanë mos i organizu këto zgjedhje, i ke organiuzu prapë, tash je zotu prapë për zgjedhje. 200 mijë euro ma shumë qiti prej xhepit tanë”, ka thënë Tahiri në seancën e sotme./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark