Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Abelard Tahiri ka thënë sot se Kuvendi i Kosovës e ka të drejtën me thirrë një seancë të jashtëzakonshme kur arrestohet një zyrtar i një partie politike.
“Ne po flasim për arrestimin e personit kyç të Vetëvendosjes që merrej me energjinë. Për me e pa punën e Nagipit e kam bërë një hulumtin të shkurt dhe i kam nxjerr tenderat që i ka nënshkruar në pesë muajt e fundit. Ai është me të drejt në paraburgim, edhe Mimoza ka mujt me qenë në këtë pozitë në të kaluarën normal që shqetësohet”, deklaroi Tahiri, raporton Insajderi.
Tutje, Tahiri i ka përmendur kontratat e negociuara të Krasniqit për të cilat tha se shihet qartë që ka pas vjedhje
“Dëmi që ka shkaktuar në muajt e fundit është mbi 70 milionë euro, ai i ka vjedh këto para. Pse mos të ftojmë një debat të tillë për këtë skandal. Unë dyshojë që personi në fjalë ende nuk është shkarkuar. Lus ministren që nëse është e kundërta le të na vërtetojë”. /Insajderi