Lidhjes Demokratike të Kosovës në Vushtrri sot i është bashkuar Haradin Shyti, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Kryetar i PDK-së në Oshlan.
Këtë e ka bërë të ditur Kryetari aktual i Komunës së Vushtrrisë, kandidat i LDK-së për Kryetar Komune, Xhafer Tahiri, i cili ka thënë se sot Shyti ka aderuar në këtë subjekt politik.
“Në programin tonë Vushtrria për të gjithë, secili qytetarë i Vushtrrisë po e gjen vehtën, prandaj po na bashkohen e fitorja jonë” ka thënë Tahiri.
Sipas sondazheve të UBO Consulting dhe RTV Dukagjini, Kryetari Xhafer Tahiri prinë ndaj rivalëve të tij Ferit Idrizi, dhe Arsim Rexhepi.