×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Tahiri: Nëse jo me amerikanët, atëherë me kë kordinohet Kurti?

    Insajderi
    08 November 2022 - 13:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish- kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka reaguar për situatën politike të krijuar në vend.

    Duke komentuar takimin e sotëm të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me liderët opozitarë, Tahiri tha se Kurti nuk po kordinohet me SHBA-të.

    Ajo parashtroi një pyetje se më kë po kordionohet kryeministri Kurti.

    “Takimi mes Kryeministrit dhe opozitës nuk rezultoi në unitet por në ndarje rreth rëndesise se koordinimit me SHBA-te. Opozita u shpreh se janë pro për SHBA-të, ndërsa Kryeministri Kurti vazhdoi të jetë kundër koordinimit me SHBA-të. Një gjë duket absurde, Kurti thotë në media se koordinohet me aleatët, mirëpo pyetja është nëse nuk koordinohet me amerikanet atëherë më kë koordinohet Kurti ?”, ka shkruar Tahiri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark