Insajderi
Lajme

Tahiri: Tri dekada Thaçi i ka kaluar duke bërë shumë rrugë për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës

Insajderi
04 November 2024 - 20:55
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tahiri: Tri dekada Thaçi i ka kaluar duke bërë shumë rrugë për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Abelard Tahiri, ka kujtuar rolin e ish-presidentit Hashim Thaçi në katër-vjetorin e qëndrimit të tij në Hagë në akuzat për krime lufte.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se pavarësisht irritimit që të shkakton padrejtësia, rruga e Presidentit Thaçi “nuk do të jetë kurrë në një drejtim”.

Postimi i plotë:

Tri dekadat më të mira të jetës, Hashim Thaçi i ka kaluar duke bërë shumë rrugë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Nesër bëhen 4 vite prej kur ai u desh të nisej edhe në një rrugë tjetër, asaj radhe për në Hagë, për t’ia hequr një perde të padrejtë lirisë dhe UÇK-së. Sado që na irriton padrejtësia, kjo rrugë e Presidentit Thaçi, nuk do të jetë kurrë në një drejtim.

Për të dhe shokët e tij, dielli do të lindë përsëri.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark