Insajderi
Lajme

Tahiri: Unë kam qenë gomë origjinale se kam ecë vetëm- Kurti ia hapi dyert Pecit, ai u shku u ulë si gomë rezervë

Insajderi
11 November 2025 - 22:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tahiri: Unë kam qenë gomë origjinale se kam ecë vetëm- Kurti ia hapi dyert Pecit, ai u shku u ulë si gomë rezervë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Arian Tahiri, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Jugut, ka komentuar deklaratën e Albin Kurtit, i cili e quajti Tahirin “gomë rezervë”.

Tahiri në emisionin ‘Debat Plus’ në RTV Dukagjini iu është referuar vetës si “gomë origjinale” sepse ka ecur vetëm dhe ka hapur dyert e qytetarëve të Mitrovicës vetëm, shkruan Insajderi.

“Gomë rezervë nuk e di saktë çka e ka mendu. Unë kam qenë gomë origjinale, sepse kam ecë vetëm dhe veç me njerëz të Mitrovicës. Dyert e qytetarëve të Mitrovicës i kam hapë vetë, ndërsa kandidatit të tij ia ka hapë dyert ky, e ai u shku u ulë aty si gomë rezervë e tij. Ky është realiteti që ka ndodh në fushatë”, deklaroi Tahiri. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark