×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Tahiri: VV dhe Kurti s’ia dinë vlerën njohjes reciproke, LDK dhe PDK po

    Insajderi
    12 March 2023 - 12:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokraitke e Kosovës ia dinë vlerën thelbësore marrëveshje me njohje reciproke, ka shkruar ish-kryenegociatorja në dialogun teknik Kosovë-Serbi, Edita Tahiri. Kjo ngase sipas saj, këto dy formacione politike “janë trashëgimtarë të UÇK-së dhe realizuesit e pavarësisë së Kosovës”.

    Këtë konstatim ajo e vendos në kundërthënie me ekzistencën politike të Lëvizjes Vetëvendosje, për të cilët thotë se “nuk kanë ekzistuar” në kohën e çliirmit dhe pavarësimit të Kosovës.

    “PDK dhe LDK ia dinë vlerën thelbësore marrëveshjes me njohje reciuproke sepse janë trashëgimtarë të UÇK-së dhe LDK janë realizuesit e Pavarësisë së Kosovës, ndërsa VV dhe as Kurti nuk ia dinë vlerën sepse nuk kanë ekzistuar në kohën e çlirimit dhe pavarësimit të Kosovës”, ka shkruar Tahiri në rrjetin e saj në Facebook./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark