Insajderi
Lajme

Tajvani heq regjimin e vizave për kosovarët – detajet

Insajderi
29 November 2024 - 15:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tajvani heq regjimin e vizave për kosovarët – detajet
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Tajvani ka hequr regjimin e vizave për kosovarët.

Kështu ka njoftuar zëvendësministri i Jashtëm, Kreshnik Ahmeti, shkruan Insajderi.

Ai ka thënë se duke filluar nga 1 dhjetori 2024, qytetarët e Republikës së Kosovës me pasaporta të rregullta, diplomatike ose zyrtare do të mund të udhëtojnë pa viza drejt Tajvanit.

“Duke filluar nga 1 dhjetori 2024, qytetarët e Republikës së Kosovës me pasaporta të rregullta, diplomatike ose zyrtare do të mund të udhëtojnë pa viza drejt Tajvanit.Kjo shënon një hap tjetër të rëndësishëm në fuqizimin ndërkombëtar të pasaportës së Kosovës, ku vetëm brenda këtij mandati qeverisës u mundësua udhëtimi pa viza në Zonën Shengen, Emiratet e Bashkuara Arabe, Tajlandë, Izrael dhe tani edhe në Tajvan.Kjo mundësi e re për lëvizje të lirë me Tajvanin hap rrugën për partneritete ekonomike, shkëmbime arsimore dhe bashkëpunim kulturor midis dy shoqërive tona”, shkroi ai në Facebook.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark