×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Takimi i dyshes Kurti-Vuçiq mbahet sot në Bruksel

    Insajderi
    02 May 2023 - 08:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të takohet sot në Bruksel me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

    Në këtë takim temë qëndrore pritet të jetë draft-statuti i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

    Po ashtu vend të rëndësishëm do të ketë edhe tema e fatit të të pagjeturve.

    Ndërkaq, të hënën në mbrëmje numri një i qeverisë ka zhvilluar një bisedë telefonike me këshilltarin e lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

    Po ashtu Kurti në mbrëmje e ka mbledhur stafin e tij këshillues për t’u përgatitur për takimin që do të mbahet sot me presidentin serb, Vuçiq.

    Ky takim mbahet pas atij të Ohrit që ishte më 18 mars.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark