Insajderi
Lajme

Takimi i parë koordinues mes Presidentes, Kurtit, Konjufcës dhe Haxhiut, ja çfarë u diskutua

Insajderi
15 October 2026 - 11:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Takimi i parë koordinues mes Presidentes, Kurtit, Konjufcës dhe Haxhiut, ja çfarë u diskutua
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka zhvilluar sot takimin e parë koordinues me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin, njëherësh ministrin e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Glauk Konjufca.

Sipas komunikatës për media, gjatë takimit u diskutuan zhvillimet e fundit në vend, situata aktuale, si dhe çështje të tjera me rëndësi për institucionet e Republikës së Kosovës.

Një nga temat e trajtuara ishte edhe krijimi i Grupit Punues për Strategji Shtetërore për Apelin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Takimi u mbajt në kuadër të koordinimit të rregullt ndërmjet institucioneve të larta të shtetit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark