Brad Pitt dhe Jennifer Aniston u takuan në mënyrë virtuale dhe ky po cilësohet si takimi i vitit, shkruajnë mediat e huaja.
Pitt mori rolin e Brad Hamilton, i luajtur fillimisht nga Gjykatësi Reinhold, ndërsa ish-gruaja e tij Jennifer, luajti mbretëreshën seksi të shkollës së mesme Linda Barrett.
Si pjesë e skenarit Jenn iu drejtua Brad-it: Ç`kemi Brad, e di që je shumë seksi?
Ai qeshi i sikletosur. Si për ironi të fatit, ose i zgjedhur qëllimisht nga drejtuesi Morgan Freeman, edhe roli që Pitt mori, quhej Brad.
Ata flirtuan virtualisht dhe ishte sa për rol mirëpo fansave u mjaftoj kaq, megjithatë thuhet se nuk ka shanse për një ribashkim pasi Pitt është lidhur me modelen Nicole Poturalski, 27 vjeçe, nënë e një djali dhe çifti po kalojnë mjaft mirë me njëri-tjetrin.