Shefi i stafit Blerim Vela dhe Këshilltari i Jashtëm Bekim Sejdiu janë duke e përfaqësuar Presidencën në takimin që nisi në ambasadën amerikane në Prishtinë për të diskutuar mbi çështjen e Asociacionit.
Ndërkohë, as kryeministri, Albin Kurti nuk do jetë pjesë e takimit, nga kabineti i tij kanë shkuar Luan Dalipi. Si dhe tre ministrat e Qeverisë, Arbërie Nagavci, Arben Vitija e Donika Gërvalla, shkruan Insajderi.
Në takim janë duke marrë pjesë edhe ambasadorë, zyrtarë partiakë, e pjesëtarë nga shoqëria civile.