×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ambasada e SHBA para takimit për Asociacionin: Mezi presim të dëgjojmë perspektiva e zyrtarëve qeveritarë dhe liderëve politikë

    Insajderi
    31 January 2023 - 10:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka dalë me deklaratë para nisjes së takimit të organizuar për të diskutuar rreth Asociacionit me eksponentë të ndryshëm institucional, opozitarë e të shoqërisë civile

    Ambasada e SHBA-ve thotë se mezi presin të dëgjojnë perspektiva të ndryshme për Asociacionin.

    “Sot në mëngjes, Ambasada e SHBA-së në Prishtinë do të mbajë një takim për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe (ASM) në Kosovë. Ne mezi presim të dëgjojmë perspektiva të menduara nga një grup i ndryshëm liderësh të shoqërisë civile, zyrtarë qeveritarë dhe liderë politikë”, thuhet në njoftim.

    Asociacioni i komunave me shumicë serbe është rikthyer si temë kryesore në Kosovë, ku po kërkohet themelimi i tij.

    Kosova i ka nënshkruar dy marrëveshje për Asociacionit në vitin 2013 dhe 2015, duke u ratifikuar edhe në Kuvendin e Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark