×
  • Lajme
  • Lajme

    Takimi me Nishanin nuk përmendej në agjendën e sekretarit Kerry

    Insajderi
    14 February 2016 - 11:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Lapsi. Al raporton se departamenti Amerikan i Shtetit, në deklaratën e tij për vizitën e sekretarit Kerry, nuk i referohet takimit të zhvilluar mes Kerryt dhe presidentit Nishani, në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit.

    Në konferencën për shtyp të zhvilluar nga zyrtarë të departamentit në lidhje me këtë vizitë, takimi me kreun e shtetit nuk përmendet si pjesë e agjendës.

    “Ne do të jemi atje (në Tiranë) për afro 4 orë. Kjo është axhenda. Pas mbërritjes Sekretari do të ketë një takim me Ministrin e Jashtëm Bushati dhe pastaj do të ketë takimin kryesor me kryeministrin Edi Rama. Edhe ministri i jashtëm do të jetë në takim. Më pas ata do të dalin në një deklaratë për shtyp. Pas kësaj do të ketë një takim me kryetarin e opozitës dhe të Partisë Demokratike, Basha dhe disa deputetë të opozitës”.

    Presidenti Nishani doli dhe e priti në Rinas sekretarin Kerry. Ata zhvilluan një bisedë të shkurtër poshtë shkallëve të avionit dhe biseduan për afro 4 minuta. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark