Insajderi
Lajme

Takoi Metën, Yuri Kim: Partitë politike të bëhen bashkë për të çuar përpara negociatat me BE-në

Insajderi
23 September 2022 - 17:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Takoi Metën, Yuri Kim: Partitë politike të bëhen bashkë për të çuar përpara negociatat me BE-në
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ambasadorja e SHB-ve në Tiranë, Yuri Kim, k zhvilluar sot një takim me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Metën.

Pas takimit, Ambasada, në Facebook, shkruan se takimi u bë në kuadër të takimeve të vazhdueshme me udhëheqësit politikë shqiptarë. Ndër të tjera, ambasada shkruan se partitë politike duhet të bëhen bashkë për të çuar përpara negociatat me BE-në.

“Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim u takua sot me Kryetarin e Partisë së Lirisë, si pjesë e takimeve të saj të vazhdueshme me udhëheqës politikë shqiptarë. Ajo përsëriti nevojën që partitë politike të bashkohen për t’u përfshirë në dialog konstruktiv që forcon demokracinë, lufton korrupsionin dhe çon përpara negociatat e Shqipërisë për anëtarësim të plotë në BE”, shkruan Ambsada.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark