Takoni yjet e filmit “Troubleshooters” në Albi Mall dhe Cineplexx! – Insajderi
×
  • Biznes
  • Biznes

    Takoni yjet e filmit “Troubleshooters” në Albi Mall dhe Cineplexx!

    Insajderi
    05 December 2024 - 11:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Më 8 Dhjetor, Albi Mall dhe Cineplexx ju sjellin kastin e aktorëve të filmit më të ri, “Troubleshooters”, në një ngjarje të veçantë që nuk duhet humbur.

    Festimet fillojnë në ora 18:30, në Galerinë Kryesore (Hyrja A) në Albi Mall, ku ju pret një pritje madhështore.

    Të gjithë aktorët kryesorë do të jenë të pranishëm për të takuar adhuruesit e tyre dhe për të ndarë momente të paharrueshme.

    Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të shohin nga afër:

                    •             Blerim Destani

                    •             Noizy

                    •             Fatmir Spahiu

                    •             Nico Zavelberg

                    •             Dritan Huqi

    Pas takimit në Galerinë Kryesore, ngjarja zhvendoset në hapësirat e Cineplexx, ku do të mund të bëni fotografi me aktorët tuaj të preferuar dhe të përjetoni një mbrëmje të mbushur me emocion.

    Mos e humbisni këtë mundësi unike për të qenë pjesë e një eventi që bashkon kinemanë, emocionet dhe yjet e filmit!

    Shënoni datën dhe bashkohuni me ne për një eksperiencë të veçantë.

    Albi Mall dhe Cineplexx – ku yjet takojnë publikun!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark