Taksisti zviceran refuzon të transportojë shqiptarë të Kosovës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Taksisti zviceran refuzon të transportojë shqiptarë të Kosovës

    Insajderi
    05 April 2017 - 14:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Thurgau një shofer zviceran taksie po përballet me akuza raciste. Për shkak se disa të rinj u rebeluan në kombibusin e tij, ai i zemëruar publikisht ka refuzuar që tani të transportojë shqiptarë të Kosovës.

    Në qytetin Arbon të kantonit Thurgau buzë liqenit Bodensee një shofer zviceran taksie i indinjuar ka shkruar publikisht në Facebok se nuk pranon të transporton më shqiptarë të Kosovës dhe shtetas të ish Jugosllavisë. 55-vjeçari i cilëson si të pandershëm dhe të pa  respekt duke fyer të gjithë shqiptarët e Kosovës, shkruan Blick, përcjell albinfo.ch

    Shkas për zemërimin e tij ishin disa incidente në të cilat disa të rinjtë dyshohet ta kishin mashtruar dhe ta kishin dëmtuar kombibusin e tij.

    Ai kishte shkuar për të marr një grup të rinjve në Cyrih. “Kur arrita pas  një orë e gjysmë në stacionin kryesor ata ishin zhdukur tashmë.”

    Pronari  gjithashtu njoftoi për dëmtimin e taksisë. “Tani unë kam vrima në kombibusin tim. Riparimi do të kushtojë më shumë se 1000 franga “, ka treguar i zemëruar zvicerani.

    “Klienti është mbret, por për shkak se ju nuk silleni si një mbret, unë kam vendosur që të mos transportoj tani e tutje personat nga Kosova. Ju lutem të më lini vetëm dhe mos më kontaktoni! “, thotë taksisti zviceran

    Postimi i zviceranit ishte cilësuar si fyes dhe racist nga disa përdorues në Facebook. Madje ata janë irrituar me një cilësim të përgjithshëm të të gjithë shqiptarëve të Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark