Talenti i ri që po krijon një identitet të veçantë në 'Rap dhe Trap' në industrinë e muzikës Shqiptare - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Talenti i ri që po krijon një identitet të veçantë në ‘Rap dhe Trap’ në industrinë e muzikës Shqiptare

    Insajderi
    06 April 2021 - 22:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ricu është një talent i ri shqiptar që jeton në Itali dhe ka pasion dhe tashme edhe profesion muzikën.

    I lindur në Elbasan, i rritur në Greqi dhe pas rikthimit në Shqipëri në moshën 15 vjeçare, zhvendoset në Itali, për një jetë më të mirë.

    Ricu vitet e fundit ka filluar të marrë seriozisht pasionin e tij muzikën, duke sjell projekte serioze dhe duke krijuar edhe një lable të tij me emrin LOD.

    Projekti i tij i parë serioz u realizua në dhjetorë të vitit 2017 dhe mban titullin ‘Molly’.

    Projekti u realizuar edhe me video klip, dhe qysh në projektin e tij të parë Ricu shfaq një identitet ndryshe duke sjell një stil më ndryshe në rap dhe trap-in shqiptar, duke kombinuar stilin e rrugës me pasionin për veshjen.

    Projekti ti i dytë vjen dy vite më vonë dhe titullohet ‘Lek X Prada’ dhe po ashtu shoqërohet me një video klip unik, ku prapë vije në pah stili unik i artistit të ri.

    Mars 2020 vjen projekti i radhës ‘Skinny white Boy’ me një video realizim mjaft interesant dhe me një interpretim shqip dhe anglisht, gjë që është karakteristikë e artistit të ri.

    Projekti që mori më së shumti vëmendjen nga publiku ishte ‘FUFU’ që u realizua në gusht të vitit të kaluar duke u bërë projekti i parë që kalon 100k në platformën Youtube. Si çdo projekt në të kaluarën edhe ky projekt u realizua me një video klip, dhe i dha një shtytje të madhe artistit në tregun vendorë.

    E se fundmi Ricu ka publikuar projektin e ri, me titullin ‘DOPE’ që akoma si ka bërë 2 jave që nga publikimi dhe deri me tani ka arritur ti kaloj sukseset e të gjitha projekteve të tij të më hershme. Edhe në këtë projekt talenti i ri vjen me një stil mjaft unik, si në tekst ashtu edhe në mënyrën e interpretimit.

    I pyetur nga Gazeta Insajderi nëse ka plane për album apo EP, Ricu ka thënë se për momentin jo, pasi që është i fokusuar në projekte single, dhe po punon akoma më shumë në krijim të një identiteti sa ma unik, po ashtu shprehet shumë i kënaqur për sukseset e projektit të fundit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark