Talibanët nisin sulm të ri ndaj qytetit afgan Kunduz – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Talibanët nisin sulm të ri ndaj qytetit afgan Kunduz

    Insajderi
    03 October 2016 - 10:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Militantët talibanë kanë nisur një sulm të koordinuar në qytetin Kunduz të Afganistanit. Militantët sulmuan nga katër anët e qytetit, menjëherë pas mesnatës.

    Mahmood Danish, zëdhënës i guvernatorit të provincës, tha se forcat afgane i janë përgjigjur sulmit. Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, tha se sulmuesit kanë kapur disa pika kontrolli në qytet.

    Kunduzi, shtatorin e kaluar, ka rënë për disa ditë nën kontrollin e talibanëve, por forcat qeveritare, të mbështetura nga NATO-ja, e kanë rikthyer atë, shkruan rel.

    Ofensiva e re vjen përpara një konference të madhe ndërkombëtare, që do të mbahet të martën në Bruksel. Në këtë takim, partnerët ndërkombëtarë të Afganistanit do të diskutojnë fondet për këtë vend.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark