Talibanëve nisin t’u shkojnë mysafirë të lartë, e pritën zyrtarin e këtij shteti - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Talibanëve nisin t’u shkojnë mysafirë të lartë, e pritën zyrtarin e këtij shteti

    Insajderi
    24 September 2021 - 11:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Talibanët kanë thënë se dy zyrtarë të lartë të Kirgizisë kanë udhëtuar në Kabul për bisedime me udhëheqësit e grupit. Ky është delegacioni më i lartë që po takohet me talibanët që nga ardhja e tyre në pushtet në Afganistan muajin e kaluar.

    Ushtruesi i detyrës së ministrit të Jashtëm të Afganistanit, Amir Khan Muttaqi, u takua me nënkryetarin e Këshillit të Sigurisë së Kirgizisë, Taalatbek Masadykov, dhe me shefin e Departamentit për Politikë të Jashtme, Jeenbek Kulubaev, tha zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid.

    Muttaqi “i mirëpriti ata dhe i falënderoi për asistencën. Ai gjithashtu e theksoi nevojën për bashkëpunim dhe asistenca të vazhdueshme”, shkroi Mujahid, duke shtuar se theksi i takimit ishin raportet dypalëshe dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm.

    Ky takim ndodh në kohën kur komuniteti ndërkombëtar përballet me dilemën nëse duhet t’i njohë talibanët si udhëheqës legjitimë të Afganistanit pas ardhjes së tyre në pushtet, shkruan Free Europe, transmeton Gazeta Express.

    Fuqitë botërore kanë krijuar kanale komunikimi me talibanët, por kanë bërë të qartë se kjo nuk nënkupton njohje, që do t’ua mundësonte talibanëve përfaqësimin në organizata ndërkombëtare dhe do t’i zhbllokonte fondet e ngrira. Afganistani po përballet me krizë ekonomike dhe katastrofë humanitare.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark