Tanja Fajon emërohet raportuese për vizat për Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tanja Fajon emërohet raportuese për vizat për Kosovë

    Insajderi
    23 May 2016 - 14:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tanja Fajon emërohet raportuese për vizat për Kosovën. Ajo edhe më parë ka qenë raportuese për liberalizimin e vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor.

    Fajon do të përgatisë raportin i cili së pari duhet të diskutohet dhe votohet në Komisionin Parlamentar e pastaj edhe në seancën plenare të Parlamentit Evropian.

    Edhe pse Kosova ka mbështetje të fuqishme në mesin e deputetëve të Parlamentit Evropian, procedura kërkon kohë dhe nuk është lehtë të parashihet se sa do të zgjasë ajo.

    Komisioni Evropian tashmë ka dhënë rekomandimin formal për heqjen e vizave për Kosovën, me gjithë faktin se ka përmendur edhe dy kushte që duhet përmbushur, njofton televizioni public.

    Vendimin duhet ta marrë pos Këshillit të Bashkimit Evropian, ku vendosin ministrat e brendshëm të vendeve anëtare me shumicë të kualifikuar, edhe Parlamenti Evropian.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark