Pas njoftimit se Bashkimi Evropian ka arritur marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit brenda BE-së, e që tash lejon heqjen e vizave për Ukrainën dhe Gjeorgjinë, një lajm i mirë ka ardhur për Kosovën nga raportuesja Tanja Fajon.
Fajon, në Twitterin e saj ka shkruar se kompromisi mbi mekanizmin e pezullimit të vizave për EU, është një lajm shpresëdhënës për Kosovën.
“Ne morëm një kompromis mbi mekanizmin e pezullimit të vizve #EU! Lajm shumë i mirë për të udhëtuar pa viza #visafree për Gjeorgjinë, Ukrainën dhe shpresëdhënës për Kosovën. @EP_Justice”,ka shkruar ajo në Twitter. /Insajderi.com