Në ora 20:00, në gjirafaVideo zhvillohet Tap n’Temë, quizi i cili i ofron lojtarëve mundësi të zgjedhin temën e preferuar. Këtë javë është edhe ditëlindja e TapQuiz, që do të thotë se edicioni është edhe më special se zakonisht.
Regjistrohu duke klikuar këtu.
Shumë urime për TapQuiz.
Pas një viti plot argëtim, quizi i dashur për publikun po feston ditëlindjen e parë. E normalisht, kur ka festa të tilla, edhe edicioni do të jetë më i vecantë se zakonisht. Sonte në Tap n’Temë, quizin që cdo javë ka një temë të ndryshme, temë do të jetë “Tap n’Ditlindje”. Për ata që kanë luajtur gjatë këtij viti në TapQuiz, ky edicion do të jetë shumë interesant, pasi do të ketë pyetje të shumta rreth TapQuiz.
E si të gjitha ditëlindjet, edhe kjo ditëlindje festohet me shumë dhurata e shpërblime. Këtë javë janë gjithsej 10 shpërblime për më të mirët e mbrëmjes:
Vendi i parë: Televizor Samsung 50”
Vendi i dytë: Tablet Samsung Galaxy Tab A
Vendi i tretë: Dëgjuese JBL T220
Vendi i katërt deri dhjetë: Kupon 10 euro në GjirafaMall
Regjistrimi për Tap n’Temë është hapur nga ora 15:00 dhe mbetet i tillë deri në fillim të lojës.
Hapat që duhet të ndiqni për t’u regjistruar janë këta:
Hyr në GjirafaVideo.com
Kyçu në llogarinë tënde në Gjirafa
Nëse nuk ke llogari, e krijon një shumë shpejtë me të dhënat tuaja bazike
Shkon në LIVE TV
Klikon mbi videon e parë live – Tap n’Temë
Klikoni në “Hyr në quiz” poshtë videos (nëse je nga telefoni) ose djathtas videos nëse je nga laptopi.
Regjistrohu tani dhe luaj në ora 20:00 në gjirafaVideo.
Festo me TapQuiz, e fito shumë shpërblime.
Kliko këtu për t’u regjistruar.