Insajderi
Insajderi

Tasholli godet këshilltarin e Kurtit, e quan gomarllëk

Insajderi
21 March 2022 - 20:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tasholli godet këshilltarin e Kurtit, e quan gomarllëk
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Opinonisti, Ismail Tasholli i ka reaguar këshilltarit të Kurtit, Luan Dalipit i cili i quajti mediat e Kosovës të kriminalizuara. Këtë deklaratë Tasholli po e quan gomarllëk, nëse jo fashiste.

Sot shefi i stafit të kryeministrit Kurti ku sulmoi mediat, duke i quajtur të kriminalizuara, e ndaj tij ka pasur reagime të shumta.

“Valla bre, njeri duhet me kanë shumë magar (nëse jo fashist) me i nda qytetarët në ‘të denjë dhe të padenjë’… Se po pritoj me i shpjegu konsekuencat e këtij qëndrimi”, ka shkruar Tasholli.

Ai tutje ka sugjeruar pushtetarët që të merren me ndonjë punë se mos të rrinë kot.

Postimi i plotë:

Valla bre, njeri duhet me kanë shumë magar (nëse jo fashist) me i nda qytetarët në ‘të denjë dhe të padenjë’… Se po pritoj me i shpjegu konsekuencat e këtij qëndrimi.
Kapni more punoni najsen se faqja e zezë doni me u ba, ju myti kotësia.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark