Reperja e njohur shqiptare, Tayna arrin të jetë çdo herë në qendër të vëmendjes.
Tayna ka udhëtuar drejt qyteti francez, Parisit dhe nga atje nuk kanë munguar postime e shumta.
Edhe pse la anash veshjet provokuese, këtë herë reperja u pa me një dukje plot stil, xhemper ngjyrë të letë kafe të markës “Balanciaga”, të kombinuar me pantallona lëkure të zezë.
“Super super gocë”, ka shkruar Tayna në mbishkrimin e imazheve, krahas të cilave pranoi komente të shumta nga ana e fansave të saj.
Ndërkohë, Tayna aktualisht po shijon suksesin e këngës së fundit “Taka”, që e realizoi edhe me videoklip.