Reperja e popullarizuar nga Prizreni, Tayna, vazhdon të jetë shumë aktive në rrjete sociale.
Ajo së fundmi ka realizuar një set të ri fotografik, në të cilin vjen me një paraqitje të mrekullueshme.
Artistja, e cila numëron 1.6 milion ndjekës, ka bërë një transformim në dukje teksa është kthyer me flokë ngjyrë vjollcë.
Siç eksperimenton gjithnjë, Doruntina Shala (emri i vërtetë) edhe këtë herë ka marrë komplimente të shumta.
Postimi ndërkohë për vetëm disa orë ka arritur të mbledh mbi 100 mijë pëlqime.
Duket se këto imazhe janë pjesë e ndonjë klipi të ri, pasi ka paralajmëruar disa këngë për verë.
Tayna momentalisht po shijon suksesin e këngës së fundit “Ti Harro”, që e solli javë më parë në bashkëpunim me reperin Azet.