Tayna është bërë një prej këngëtareve më të suksesshëm në muzikën shqiptare.
Reperja e njohur që nga dalja e parë ka shënuar suksese të njëpasnjëshme, duke krijuar këngë që janë kthyer në hite.
Dhe, pas angazhimeve së fundi në Evropë, Tayna është kthyer në vendlindje, Prizren.
Derisa ka thënë se nuk ka vend si shtëpia, Tayna ka realizuar së fundi një pyetësor me fansat e saj në Instagram.
E pyetur për albumin të cilin ka kohë që e ka paralajmëruar, reperja është shprehur se janë duke punuar prej kohësh në realizmin e tij dhe se shumë shpejt do të publikojë disa këngë të reja.
“Kemi kohë që jemi tu punuar edhe e di që e kam paralajmëruar qe disa muaj, por shumë shpejt kam me i lansuar disa këngë prej tij edhe do të kuptoni më shumë rreth tij”, ka thënë Tayna në përgjigjen e saj.
Ndërkohë, rikujtojmë që kënga e saj e fundit është “Taka” që u publikua bashkë me videoklip, dhe deri tani ka grumbulluar mbi 4.4 milionë klikime në YouTube.