Të akuzuarit nga gjykatat pritet të mos jenë në garë zgjedhore – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Të akuzuarit nga gjykatat pritet të mos jenë në garë zgjedhore

    Insajderi
    31 October 2016 - 09:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Derisa zgjedhjet lokale në vend po afrohen, partitë politike janë në fazën e përzgjedhjes së kandidatëve të cilët do t’i nominojnë për kryetarë të komunave.

    Ndonëse, një numër i madh i kryetarëve aktual janë të akuzuar si dhe të dënuar, kjo nuk i ka penguar ata që të udhëheqin me komunat prej nga vijnë.

    Mirëpo, të gjithë ata kryetarë të cilët janë me precedentë penalë pritet të mos kandidohen nga partitë e tyre për një mandat tjetër.

    Kështu së paku janë deklaruar disa nga partitë kryesore në vend, kandidatët e të cilëve kanë probleme me ligjin, shkruan Zëri.

    Ndonëse, sipas zgjedhjeve të fundit, Partia Demokratike e Kosovës ka qenë subjekti më i votuar, kjo parti prinë edhe me numrin më të madh të kryetarëve të cilët kanë precedentë penalë.

    Listës së kryetarëve të dënuar i prinë kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, i pasuar nga ish-kryetari i Drenasit, Nexhat Demaku, i cili ditë më parë ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të kësaj komune si dhe nga ai i Prizrenit, Ramadan Muja.

    Mirëpo, përveç kryetarëve të dënuar, edhe një kryetar i komunës që udhëhiqet nga kjo parti është duke u akuzuar nga Prokuroria e Shtetit për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Ndërsa, ish-kryetari i komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku, i cili vinte nga Partia Demokratike e Kosovës është larguar nga Kosova pasi që ishte duke u ndjekur penalisht nga Prokuroria e Shtetit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark