Për shkak të mungesës së mjeteve higjienike, 37 të burgosur në Burgun e Dubravës kanë hyrë në një grevë.
Të burgosurit janë duke refuzuar që nga dita e djeshme të marrin ushqimin ditor ndërsa janë duke kërkuar takim me drejtues të burgut.
Grevën e të burgosurve e ka konfirmuar për Klan Kosovën, Ismail Dibarni, drejtor i burgut.
Sipas tij, udhëheqësit të pavijonit të katërt, aty ku ka filluar greva, janë në takim me të burgosurit në mënyrë që të gjendet një zgjidhje./Insajderi