Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar tri raste të dhunës në familje, në tri komuna të Kosovës, Podujevë, Gjakovë dhe Pejë.
Në komunën e Podujevës policia ka arrestuar një person të dyshuar pasi që kishte sulmuar bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij.
I dyshuari është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ndërsa në Pejë i dyshuari është arrestuar pasi që nën ndikimi të alkoolit ka sulmuar bashkëshorten e tij, të cilës i është dashur të kërkojë ndihmë mjekësore.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje, ndërsa viktima me vetë dëshirë dërgohet në strehimore, njofton policia e Kosovës, raporton Insajderi.
Edhe në Gjakovë, një personi, i cili dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Gruaja ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Insajderi.com