Të dyshuarit për grabitje në Rinas sot dalin para gjykatës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Të dyshuarit për grabitje në Rinas sot dalin para gjykatës

    Insajderi
    04 July 2016 - 10:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata e Krujës do të vlerësojë gjatë ditës së sotme masat e sigurisë për pesë të arrestuarit e grabitjes në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas të Tiranës, ku pak ditë më parë u grabitën 995 mijë euro, të cilat po transportoheshin për jashtë vendit nga një bankë e nivelit të dytë.

    Pesë të ndaluarit, pjesë e sigurisë së aeroportit do të dalin para trupit gjyqësor të Krujës për t’u njohur me masën e sigurisë.

    Në një njoftim për media nga gjykata bëhet e ditur se ata akuzohen për shpërdorim detyre.
    Grabitja shokoi Tiranën, pasi ndodhi në mes të ditës, brenda pistës së aeroportit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark