Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj është i ftuar në emisionin “Prim Time” në Kanal 10, ku ka folur për planifikimin e atentatit ndaj kryetarit të LDK’së dhe deputetëve të saj.
Zemaj tha se të gjitha informacionet janë të dërguara në polici.
“Krejt qka kemi pranu janë në Policinë e Kosovës. Informacione të bazura, së pari te hetuesija përendimore e atëherë edhe tek Policia e Kosovës.
Ai tha se nuk e dinë se kush janë të dyshuarit dhe as se a jetojnë në Kosovë ata.
“Jo, nuk dimë më shumë. Kurdo qe dijmë do ti ndajmë me mediat”.
Zemaj u pyet se të dyshuarit persona apo një organizatë.
“Duket që ka diqka të tillë, njerëz të frustrum, njerëz të ndikun, që kanë urrejtje”, ka thënë ai.