×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Ka ngritur shqetësime”, Zemaj tregon se si raportoi në Polici atentatin kundër Abdixhikut dhe të tjerëve

    Insajderi
    18 January 2023 - 23:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Armend Zemaj, deputeti LDK-së i cili ka denoncuar në polici kërcënimet ndaj tij dhe deputetëve të tjerë ka folur lidhur me rastin.

    Ai ka treguar se ky informacion ka ngritur shqetësim në gjithë familjën dhe rrethin e tij.

    Ndërsa tha se besojnë në organet e rendit.

    “Kjo gjendje ka ngritur shqetësim për rrethin familjën dhe qytetarët kemi marrur mijëra mesazhe. Ne duhet të besojmë në organet tona pavarësisht të kaluarës të hidhurës që kam pasur unë por edhe LDK-ja. Nuk është mirë të dëgjojmë këto informacione shpresojmë që të merren veprimet e duhura. Momenti kur është njoftu policia gjithçka është në dorë të tyre”, tha Zemaj në Kanal 10.

    Pak më parë në media është raportuar  se një grup tashmë i identifikuar po planifikon atentat ndaj Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut dhe disa deputetëve të partisë më të vjetër në vend. Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar se kanë ndërmarrur veprimet e nevojshme. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark