Të enjten mbyllet një segment i rrugës Prishtinë-Pejë, Ministria tregon arsyen - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Të enjten mbyllet një segment i rrugës Prishtinë-Pejë, Ministria tregon arsyen

    Insajderi
    10 December 2024 - 14:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se të enjten do të mbyllet përkohësisht një segment i rrugës Prishtinë-Pejë, meqë do të realizohet minimi i masave shkëmbore nga ana e majtë e zgjerimit të rrugës.

    Ndërprerja e qarkullimit do të bëhet nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik.

    “Ndërprerja e trafikut do të bëhet në intervalin kohorë: Nga ora 15:00 deri në pastrimin dhe hapjen e rrugës!”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark