Insajderi
Lajme

Të gjeturat e NDI për koston dhe cilësinë e jetesës, Hoti: Tregojnë mashtrimet dhe dështimet e VV’së

Insajderi
09 August 2026 - 16:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Të gjeturat e NDI për koston dhe cilësinë e jetesës, Hoti: Tregojnë mashtrimet dhe dështimet e VV’së
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka komentuar të gjeturat e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI) lidhur me kostot dhe cilësinë e jetesës.

Të gjeturat e NDI’së thonë se në Kosovë 44 për qind e të rinjve të moshës rreth 18-24 vjeçare synojnë mërgimin. Po ashtu, më tej thuhet se kostoja e jetesës është një problem i madh.

“Tri vështirësitë kryesore me të cilat përballet familja janë: faturat e shërbimeve publike (rrymë, ujë, mbeturina), ushqimet e përditshme dhe kujdesi shëndetësor”, thuhet në gjetjet e NDI.

“Tri rreziqet kryesore të demokracisë në Kosovë: korrupsioni, pabarazia ekonomike dhe mungesa e llogaridhënies së politikanëve”, vijojnë më tej gjetjet.

Ish-kryeministri Hoti për këto gjetje ka thënë se ekspozojnë, siç u shpreh ai, mashtrimet dhe dështimet e Lëvizjes Vetëvendosje në krye të institucioneve shtetërore.

“Të gjeturat kryesore nga hulumtimi i NDI-së, i realizuar në maj 2026, tregojnë mashtrimet dhe dështimet e LVV-së në krye të institucioneve të vendit për 6 vite. Kujtojmë se Qeveria e udhëhequr nga LVV-ja është ndër Qeveritë me mandatin më të gjatë nga shpallja e pavarësisë e këndej. Premtimet për drejtësi sociale, eliminim të korrupsionit, shëndetësi e arsim cilësor dhe punësim e të ardhura të sigurta për të gjithë kanë qenë mashtrime elektorale”, ka thënë deputeti i LDK’së. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark