×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Bizneset multi-miliardëshe që Microsoft i ka blerë deri më tani – Nga Nokia, Skype e deri tek video-lojërat

    Insajderi
    21 January 2022 - 11:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Njoftimi për blerjen e Activision Blizzard nga Microsoft shkaktoi shumë stuhi në tregun e teknologjisë informative.

    Megjithatë, edhe pse do të jetë më i madhi deri më tani, nuk është blerja e vetme e madhe e kompanisë nga Remond. Microsoft është themeluar në vitin 1975 nga Bill Gates dhe Paul Allen ndërsa gjatë gjithë këtyre viteve ka grumbulluar një numër të madh kompanish, biznesesh dhe shërbimesh.

    Kompania e parë që Microsoft bleu ndonjëherë ishte Forethought, dhe blerja u bë në vitin 1987 për 14 milionë dollarë. Forethought ishte krijuesi i programit të prezantimit, i njohur më vonë si PowerPoint.

    Edhe pse jo një nga investimet më të mëdha të Microsoftit, kompania bleu Hotmail.com më 31 dhjetor 1997 për 500 milionë dollarë. Pastaj integrojë Hotmail në grupin e shërbimeve MSN të Microsoft.

    Blerja e parë e Microsoft, me vlerë më shumë se 1 miliard dollarë, ishte blerja e Visio Corporation (1,375 miliardë dollarë) në janar të vitit 2000. Pastaj në vitin 2002, Navision u ble për 1.33 miliardë dollarë (kjo ndarje më vonë u bë Microsoft Dynamics).

    Firma e marketingut aQuantive u ble në gusht të vitit 2007 për 6.333 miliardë dollarë. Ky ishte investimi më i madh i Microsoftit, transmeton Telegrafi.

    Fast Search & Transfer u ble në prill të vitit 2008 (1,191 miliardë dollarë) për të përmirësuar teknologjinë e kërkimit të Microsoft.

    Më 10 maj të vitit 2011, Microsoft njoftoi blerjen e Skype Technologies, krijuese e shërbimit Skype VoIP. Blerja ishte me vlerë 8.5 miliardë dollarë, 32 herë më shumë se fitimi operativ i Skype, dhe Skype më pas u bë një divizion i veçantë brenda Microsoft.

    Platforma sociale Yammer u ble në 2012 për 1.2 miliardë dollarë. Një vit më vonë, Microsoft bleu divizionin celular të Nokias.

    Blerja e biznesit të telefonave celularë të Nokias i kushtoi Microsoftit një total prej 7.2 miliardë dollarësh. Ky partneritet i kahershëm u përfundua me synimin për të prodhuar telefona me platformën Windows Phone. Steve Ballmer, atëherë kreu i Microsoft, e përshkroi blerjen si një “hap të guximshëm drejt së ardhmes” për të dyja kompanitë. Megjithatë, gjatë vitit 2016, Microsoft hoqi dorë nga biznesi i saj celular dhe shiti linjën telefonike Nokia.

    Në shtator të vitit 2014, Microsoft bleu Moyang për 2.5 miliardë dollarë. Mojang njihet më së miri si studio që krijoi dhe tregtoi Minecraft. Loja ka titullin më të shitur të të gjitha kohërave, me më shumë se 238 milionë kopje të shitura, me 140 milionë përdorues aktivë mujorë.

    Në mesin e vitit 2016, Microsoft njoftoi planet për të blerë rrjetin LinkedIn. Kjo ishte blerja më e madhe e Microsoft deri atëherë, pasi LinkedIn u ble për 26.2 miliardë dollarë dhe procesi i plotë përfundoi në dhjetor 2016.

    Microsoft gjithashtu bleu GitHub për 7.5 miliardë dollarë në aksione të kompanisë. Shërbimi është më i njohur për ofrimin e planeve për depo private, si dhe llogari falas, të cilat zakonisht përdoren si pritës për projekte softuerësh me burim të hapur.

    Më pas Affirmed Networks u ble për 1.35 miliardë dollarë dhe është një kompani nga zhvillimi i rrjeteve dhe teknologjive 5G.

    Microsoft njoftoi blerjen e tij të radhës në segmentin e lojërave në shtator të vitit 2020, kur ZeniMax Media u ble për 8.1 miliardë dollarë. Me këtë, Microsoft u bë pronar i ekskluziviteteve të njohura, si Fallout, The Elder Scrolls (që do të shpallen ekskluzive për platformën XbOx në të ardhmen), Doom dhe të tjera.

    Microsoft bleu Nuance Communications (19.7 miliardë dollarë) në prill të vitit të kaluar, një kompani softuerësh për njohjen e zërit dhe shërbimet e inteligjencës artificiale.

    Së fundi, blerja më aktuale e Microsoft është më e madhja ndonjëherë për kompaninë me bazë në Redmond. Është njoftuar blerja e Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë.

    Përveç blerjeve të sipërpërmendura, të cilat kapin vlerën e më shumë se një miliardë dollarëve, Microsoft ka një sërë blerjesh më të vogla dhe ka kompani të ndryshme në të cilat ka aksione dhe interesa të tjera.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark