Insajderi
Show

Të gjitha vajzat e shtëpisë shkojnë në nominim, kjo është arsyeja

Insajderi
16 February 2025 - 10:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Të gjitha vajzat e shtëpisë shkojnë në nominim, kjo është arsyeja
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mbrëmja e fundit e spektaklit Big Brother VIP Albania solli një televotim ndryshe nga herët e tjera, duke vendosur të gjitha vajzat e shtëpisë në nominim.

Ky vendim erdhi si rezultat i avantazhit të lideres së shtëpisë, Krisa, e cila kishte në dorë të zgjidhte nëse në televotim do të shkonin djemtë apo vajzat.

Ajo vendosi që këtë herë në nominim të shkonin vajzat, duke krijuar një situatë të paprecedentë në garën për qëndrimin në shtëpi.

Foto: Screenshot/YouTube

Pas vendimit të saj, të nominuarat për këtë javë janë: Krisa, Rozana, Egli, Valbona, Loredana, Livia, Gerta dhe Danja.

Me këtë zhvillim, loja bëhet edhe më e tensionuar, pasi njëra prej tyre do të duhet të lërë shtëpinë bazuar në votën e publikut.

Përveç këtij televotimi surprizues, spektakli i mbrëmshëm ishte i mbushur me emocione, sfida dhe momente të veçanta për banorët.

Tashmë mbetet për t’u parë se si do të ndikojë ky vendim në dinamikat e shtëpisë dhe cili do të jetë rezultati përfundimtar i këtij televotimi të pazakontë. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark