×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Të gjithë e urrejnë Martin Shkrelin, por jo te gjithë e kuptojnë atë

    Insajderi
    06 February 2016 - 19:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të enjten në mëngjes, personi më i urryer në Amerikë mbërriu në Capitol Hill për një paraqitje të shkurtër por të paharrueshëm në institucionin më të fyer në Amerikë.  Bëhet fjalë për Kongresin  e SHBA-ve, të cilin amerikanët thonë se e urrejnë – edhe pse si duket jo mjaftueshëm sa për të ndikuar te anëtarët e kongresit.

    Dhe personi ka qenë Martin Shkreli, një ekzekutiv farmaceutik, i cili ka dëshirë të luajë rolin e “shejtanit”, dhe nuk po mund të vendosë nëse duhet të jetë i kënaqur apo i zemëruar kur trajtohet në përputhje me rrethanat.

    Donald Trump mund të quhet polarizues por Shkreli jo: ai shihet se ka disa fansa për të balancuar kritikat e panumërta.  Shkreli fitoi famë kur kompania e tij, Turing Pharmaceuticals, kishte blerë barin (ilaç) të quajtur eraprim, i cili përdoret për të trajtuar teksoplazmozën, e cila mund të jetë fatale për pacientët me H.I.V

    Pas blerjes së këtij bari, Turing ka ngritur çmimin e tij nga më pak se 20 dollarë për tabletë në shtatëqind e pesëdhjetë dollarë për tabletë, shkruan The New Yorker.

    Ky çmim ka qenë shumë i lartë, kanë vlerësuar shumë njerëz që e njohin industrinë dhe shumë të tjerë që nuk e kanë ditur.

    Ekspertët thonë se ngritja e çmimit është e paarsyeshme derisa diskutimi në rrjetet sociale ka përmbajtur në vete shumë fjalë banale.  Shkreli në fillim kishte thënë se do ta ulë çmimin, gjë që nuk ka qetësuar kritikat ndaj tij. (Një shembull: “Martin Shkreli ul çmimin e ilaçit, por vazhdon të mbetet idiot”).

    Në dhjetor, atij iu shqiptuan shtatë akuza mashtrimi, të lidhura me para të huazuara dhe kishte dhënë dorëheqje nga Turing.  Por, më pastaj ai vazhdoi të mahnisë me lëvizjet e tij.

    Ai kishte blerë një këngë album të “Wu-Tang Clan” për dy milionë dollarë, e cila nuk vlente aspak. Më pastaj ai nisi një grindje me reperin më të madh të klanit, Ghosftace Killah.

    Ishte e qartë që ai dëshironte vëmendje, edhe pse asnjëherë nuk u kuptua se çka do të bëjë me të.

    Ndërkaq, të enjten ai është ftuar nga kongresi për të marrë pjesë, por edhe aty ai refuzoi të flasë, duke u bërë hit edhe një herë. Gjatë këtij kongresi, avokati i Shkrelit, Benjamin Bafman, e kishte këshilluar atë që të mos përgjigjej.

    “Me këshillën e avokatit, unë e kërkoj privilegjin tim me Amendamentin e Pestë kundër vetë-inkriminimit dhe me respekt refuzoj t’i përgjigjem pyetjes tuaj”, ishin fjalët e Shkrelit.

    Pyetjet vazhduan edhe pastaj, por Shkreli ndonjëherë trazohej, ndonjëherë qeshte dhe ndonjëherë ngriste vetullat e tij, pasi që nuk kishte pritur diçka qesharake.  Brafman më pastaj shpjegoi se klienti i tij po vuante nga energjia e tepërt e nervozes por Shkreli më pastaj ka bërë një shpjegim tjetër nëpërmjet llogarisë së tij në Tëitter.

    “Është e papranueshme që këta njerëz idiotë përfaqësojnë njerëz në Qeveri”, ka shkruar ai.

    Por, ajo që Shkreli dhe kompania e tij treguan është se njerëzit që nuk mund të ofrojnë aq para, do ta marrin me një çmim më të vogël apo falas.  Ata që duhet të paguajnë janë spitalet dhe kompanitë e sigurimit.

    Me ato që u shpjeguan nga zyrtarët e kompanisë së Shkrelit, ajo dukej si të gjitha kompanitë tjera mjekësore. Ndërkaq sipas disa të dhënave raportohet se Shkreli ka pasur plane të tjera për ta rritur akoma çmimin, por ka marrë kundërshtimin e një zyrtari të kompanisë, njofton Insajderi.

    Në e-mailin e siguruar, shihet zyrtari ku thotë se një tjetër lëkundje nga mediat do të prekte fitimet e tyre ndërsa Shkreli i ishte përgjigjur se mund të presin edhe disa muaj. Një drejtues lakmitar do të mbante një profil sa më misterioz se Shkreli: Nuk do të kishte rritje eksponenciale të çmimeve, intervista, Tëeeta dhe absolutisht as grindje me reperët.

    Ai do të qëndronte anonim. Por, Shkreli po përpiqet që të tregojë diçka lidhur me paratë dhe medicinën, ju nuk duhet të pajtoheni me përfundimet e tij për të qenë mirënjohës për shërbimet që na i bën ai. Ai na tregon çka është legale, ai ka ndihmuar që të mendojmë se çfarë mund të ndryshojmë dhe si do të na duhej të mësoheshim për të jetuar.

    Shumica e kandidatëve tanë për president përpiqen që të përbuzin politikanët nga ëashingtoni, por, të enjtën Shkreli e praktikoi këtë përbuzje – dhe ka ndihmuar që ilustrojë, sepse e meritojnë atë.

    Ai është i sinqertë edhe kur sinqeriteti nuk i shpaguhet. Vjeshtën e kaluar, Trump kishte thënë që Shkreli duket si një shejtan i prishur. në fakt ai është djali i një portieri (roje te porta), i lindur nga prindërit emigrantë nga Shqipëria. Shikojeni tash atë! E vërtetë, ai i ka aktakuzat për të cilat duhet të brengoset. Por ai është një i fashmëm të cilën e arriti vetë, falë planit biznesor që na e bën më të vështirrë që ta injorojmë moskoherencën dhe paaftësinë e industrisë sonë mjekësore.

    Ai u ngrit vetullat përfaqësuesve të Kongresit, ai realizon biseda të matura me komentues të thjeshtë në internet dhe ndryshe nga shumica e figurave tona publike, ai ndoshta asnjëherë nuk do ta mësojë artin e lënies pas dore dhe kacavirren.

    Ai është ëndrra Amerikane, një kujtesë e shpirtit që e bën shtetin të madh, ose në çdo rast të veçantë.

    Shkreli për President! Nëse votuesit në New Hampshire janë kanë me të vërtetë qëllim të dërgojnë mesazhe për Washingtonin duke u treguar që i urrejnë, ata mund ta bëjnë – ose me shumë gjasë – akoma më keq./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark