×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit, ky është rendi i ditës

    Insajderi
    19 May 2023 - 17:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kuvendi i Kosovës nuk është mbledhur më që nga data 7 maj për të vendosur për çështjet në pritje.

    Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka caktuar datën 22 maj 2023, për mbajtjen e një mbledhje në të cilën do të vendosë mbi pikat e mbetura nga seancat e papërfunduara, për të caktuar seancën e re dhe për të vendosur për kërkesat në lidhje me udhëtimet zyrtare të deputetëve.

    Më poshtë gjeni rendi e ditës, sipas së cilit do të vendoset se kur do të mbahet vazhdimi i seancës plenare për pika të papërfunduara që nga mujai dhjetor i vitit 2022.

    Kryesia po ashtu do të vendosë se kur do të vazhdojnë pesë seancat e mbetura nga viti 2023 me gjithsejt 32 pika të papërfunduara.

    Në mesin e 32 pikave kanë mbetur pa u shqyrtuar dhe votuar tre anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave, zgjedhja e një anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave.

    Kuvendi pritet të shqyrtojë edhe për 17 projektligje prej të cilave disa prej tyre janë në lexim të parë dhe disa në lexim të dytë.

    13 pika të rendit të ditës pritet të diskutohen dhe të merret vendim për to për seancën e re plenare shkruan në rendin e ditës i dërguar për njoftim te nënkryetarët dhe kryetarët e grupeve parlamentare.

    Në mesin e pikave në seancën e re do të jenë katër marrëveshje ndërkombëtare, projektligji për zgjedhjet e përgjithshme, Programi për Integrim Evropian.

    Kuvendi do të vendosë edhe për emërimin e dy personave për anëtar të Bordit Mbikëqyrës të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, do të shqyrtohet dhe do të votohet Deklarata Antisemitizëm dhe pika të tjera.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark