Këngëtarja, Filloreta Raçi e njohur si Fifi, ka një lidhje të veçantë me Flori Mumajesin.
Dy artistët kanë krijuar një miqësi shumë të fortë që nga koha kur Fifi është bërë pjesë e industrisë muzikore dhe shoqëria e tyrë është forcuar akoma më shumë me kalimin e viteve.
Madje, është përfolur shpeshherë në media rozë se dyshja mund të kenë diçka më shumë se miqësi për shkak të afrimitetit të madh që kanë shfaqur me njëri-tjetrin.
Megjithatë këto spekulime nuk i kanë shqetësuar dyshen dhe vazhdojnë të shfaqin publikisht dashurinë, admirimin dhe respektin për njëri-tjetrin.
Gjatë ditës së djeshme, Fifi ka publikuar në “Instagram” një fotografi me Florin, ku të dy shihen shumë pranë.
Ajo i ka dedikuar fjalët më të bukura mikut të saj, duke e falënderuar për gjithçka që i ka dhuruar deri më sot.
“S’ka asgje ma me vlere per mu se momentet me notat e shpirtit tend. Do mundohem shume qe te mos i stonoj se vallah e kane rendesine te madhe . Duhej ta beja kohe me pare , e di .. po falenderimi qe kam ndaj teje s’eshte thjesht material , eshte shpirteror dhe nuk thuhet me pak fjale”, ka shkruar Fifi.