Të këqijat e të punuarit shtrirë nga shtëpia - Insajderi
×
LifeStyle

Të këqijat e të punuarit shtrirë nga shtëpia

Insajderi
24 March 2020 - 14:16
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shumë njerëz janë të detyruar të punojnë nga shtëpia për shkak të koronavirusit dhe është shumë tunduese që në këto kushte të marrësh laptopin dhe të mbarosh punë nga shtrati.

Por, sipas ekspertes britanike Sophie Bostock, nuk duhet punuar asnjëherë aty ku flini. Kjo sepse i bën keq qëndrimit tuaj, ju bën më pak produktivë dhe më e rëndësishmja, ju prishet gjumi.

Sipas saj, nëse doni që të bëni një gjumë të mirë natën, duhet që truri juaj ta lidhë shtratin vetëm me gjumin.

“Nëse shkrini kufijtë midis punës dhe gjumit, ato do të futen më pas te njëri-tjetri, duke bërë që të mos flini rehat”, shpjegoi ekspertja për “Daily Mail”.

“Gjithashtu, nëse keni qëndruar në shtrat, të kërrusur para laptopit duke punuar, dhimbja e mesit nuk do t’ju lejojë të flini qetë natën”, shton Bostock.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark