Të papritura dhe surpriza, njihuni me parashikimin e yjeve për sot - Insajderi
×
Astrologji

Të papritura dhe surpriza, njihuni me parashikimin e yjeve për sot

Insajderi
07 November 2020 - 11:42
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dashi

Kjo është një ditë e keqe, por që do përmirësohet në vijim. Do të shtyheni të flisni me të dashurin, sepse qielli është vërtet magjik për ju. Nëse jeni beqarë dhe keni qëndruar vetëm për një kohë të gjatë, do të keni mundësi për njohje. Lajm i mirë në frontin e punës, së shpejti do të ketë lajme të tjera që do t’ju bëjnë shumë të lumtur.

Demi

Dita ju fton të lidheni me të tjerët në një mënyrë pozitive dhe të fitoni një sfidë në sferën emocionale. Do të jetë mirë t’i jepeni pasionit pa hezitim. Edhe për beqarët sot është një ditë e ngjarjeve të shkëlqyera, shumë takime. Rritja e biznesit për ata që kanë vendosur të mos ndalen dhe të vazhdojnë rrugën e tyre. Ndonjëherë dëgjimi i instinktit shërben.

Binjakët

Është më mirë të tregoheni pragmatistë e të mos shihni shumë nga gjërat  që nuk japin ndonjë rezultat për ju. Ambicia juaj sot do të njohë një rritje për shkak së është hëna që jua stimulon. Probleme të mëdha e të vogla  në fushën e aktivitetit  tuaj profesional sot do t’ju tensionojnë disi, por për fatin tuaj të mirë është Afërdita që jua bën mjaft intersant sektorin e dashurisë.

Gaforrja

Me Merkurin që ju mbështet e ju nxit gjithmonë të tregoheni aktivë do ta keni shumë më të lehtë për të përballuar një ditë që nuk premton shumë mirë për ju. Nga pikëpamja sentimentale ky është një moment shumë i mirë për të rindezur pasionin. Horoskopi i kësaj të shtunë hap një fazë të mbushur me transformime revolucionare për rutinën tuaj. Jini më kurajoz lidhur me mundësitë e reja.

Luani

Do të riktheheni të jeni të ëmbël dhe të kuptueshëm në dashuri, ku dialogu brenda në çift do të jetë mjaft i stabilizuar. Kjo e shtunë vlerëson nismat e reja, ku kërkohet që të jeni më intuitiv dhe të kapni fluturimthi çdo mundësi që ju ofrohet për të fituar një sfidë të rëndësishme në vendin e punës.

Virgjëresha

Parashikohet një ditë e cila ju fton që të jeni më të durueshëm. Po përballeni me një fazë të rëndësishme sa i takon gjithë raporteve tuaja. Shmangni përfshirjen në debate me familjen ose në vendin e punës, pasi në këto momente jeni shumë emotiv. Edhe në sferën profesionale, gjërat do të përmirësohen, por duhet të angazhoheni në maksimum për të rezultuar të suksesshëm.

Peshorja

Ndikimi i kundërt i Saturnit kërkon që të ndaleni dhe të qartësoni situatën. Ka ardhur momenti që të bëni pastrim rreth vetes dhe të eleminoni shumë gjëra, njerëz dhe kujtime që ju mbajnë peng. Duhet të ndryshoni patjetër diçka në jetën tuaj. Jo gjithmonë ambiciet mund të çojnën në arritjen e objektivave.

Akrepi

Është më mirë që të qëndroni në pozita pritjeje se sa të hidhni një hap të nxituar, i cila ka shumë të ngjarë që më pas të rezultojë shumë i gabuar. Hëna sjell stimuj të rinj në dashuri. Kuadri yjor për ju sot është pozitiv, sidomos tani që Mërkuri është në një orbitë që favorizon si krijueshmërinë tuaj.

Shigjetari

Përsëri qielli juaj është i mbushur me yje të mirë, prandaj nëse sot nuk do të arrini të bëni asgjë pozitive, duhet ta kërkoni shkakun te vetja dhe jo në qiell. Nëse tregoheni të hapur do të keni më shumë harmoni me partnerin. Duhet të bëni më shumë kujdes, sepse me nxitimin që e keni, shpesh i prishni punë vetes.

Bricjapi

Pas një periudhe “jo” me shumë telashe e kokëçarje, tani situata po kthehet gradualisht në favorin tuaj, prandaj duhet të përfitoni pa humbur kohë për të rikuperuar. Erosi tani në rritje.

Ujori

Edhe nëse keni probleme te vogla ne çift gjate kësaj dite nuk duhet ta dramatizoni situatën. Gjithçka mund te zgjidhet me pak durim dhe maturi. Beqaret nuk do jene ne kohet e përshtatshme për te filluar histori dashurie. Duhet ende te presin.

Peshqit

Pritet qe kjo dite te jete shume e vështirë për ata qe janë ne një lidhje. Debatet do jene te pafundme dhe mezi do e kaloni ditët. Beqaret do kenë takime pa fund, por nuk do mund te fiksohen pas askujt. Me vone do pendoheni qe nuk keni bere një zgjedhje. Situata financiare do vije duke u përmirësuar, por mos kërkoni asgjë me ngulm sepse mund te gabon.


OP-ED
Nga Rubrika
Astrologji
24 December 2024
x

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark