Çifti i dashur për publikun Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj i kanë dhënë fund lidhjes. Lajmin e bëri të ditur Jonida duke deklaruar se është single.
Mirëpo ndonëse Jonida e tha së fundmi ndarjen, në fakt ajo dhe Romeo nuk janë bashkë që prej nëntorit.
“Prive” raporton se ndarja ka qenë paqësore, aq sa kur shkëmbehen në rrugë nuk ia kursejnë njëri-tjetrit një përshëndetje.
Arsyet e ndarjes dyshja nuk i kanë bërë të ditur akoma. /Insajderi.org