×
  • Lajme
  • Lajme

    “Të poshtër, çka po e thirrni PAN-in tash”, Syla reagon pas ftesës së Kurtit për partitë opozitare

    Insajderi
    19 October 2022 - 20:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës ka ftuar në takim opozitën, ndërsa arsyet nuk janë bërë të ditura. Lidhur me këtë ka reaguar gazetari Valon Syla.

    Syla ka qenë i ashpër në reagimin e tij në profilin e tij në “facebook” ai tha se se paradite Kurti e VV’ja e shan opozitën, ndërsa në mbrëmje i thërret në takim.

    “Albin Kurti e VV’ja paradite i shanë me Video e me robë të gjallë opozitën. Natën i thirrë në takim, pa ja u kallxu as agjenden ma të thjeshtë”, shkroi Syla.

    Sipas tij, Kurti e VV-ja janë të padijshëm, të poshtër e të pafytyrë.

    “Albin Kurti e VV’ja paradite i shanë me Video e me robë të gjallë opozitën. Natën i thirrë në takim, pa ja u kallxu as agjenden ma të thjeshtë. Këta përnime janë edhe të padijshëm edhe të poshtër edhe të paftyrë. Hajde ecni kryne një punë ma në fund mo. 51% i keni. Çka pe thirrni PAN’in tash?”, shkroi Syla.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark