Kryeministri Albin Kurti ka ndërprerë sot fjalimin e një folësi në një përurim libri. Është futur në gjysmë të ceremonisë dhe ia dhënë një rend për librin e shokut të tij, Enis Sulstarova.
Më vonë e ka përshkruar këtë ngjarje në Facebook. Aty ka treguar për porosinë që ua la studentëve dhe të pranishmëve tjerë. Ishte këshillë për të lexuar.
Por, fotot tregojnë që aty ishte prezent një anëtari i Lëvizjës Vetëvendosje. Sadri Ramabaja, i cili njëherësh është edhe “analist i pavarur”.
Këshilla e Kurtit është jo adekuate për Rambabajën, pasiqë edhe ai e ka mik Sulstarovën edhe e ka lexuar moti.
Po ashtu, Ramabajës nuk mund t’i jepen këshilla për lexim në shqip pasiqë ai tashmë ka kaluar kufijtë në këtë drejtim. Është edhe lexues i rregullt i publicistikës në gjuhën gjermane.
“I kërkoj falje Prof. Bekim Baliqit që ia ndërpreva fjalimin sot në Fakultetin Filozofik. Por, edhe unë isha brenda temës: promovimi i librit “Nacionalizmi” i Enis Sulstarovës, të cilin nuk e di se a e kam më shumë mik apo profesor, por sigurisht që të dyja këto”, shkroi Kurti, transmeton Gazeta Insajderi.
“Studentëve e të pranishmëve të tjerë u thashë kushdo që don të merret me politikë, por edhe kushdo që nuk don të merret me politikë, për shkak të historisë apo për hir të ardhmërisë, duhet ta dëgjojë e lexojë profesorin e sociologjisë Enis Sulstarova. Prof. Bekimi e vazhdoi fjalimin për librin e unë udhëtimin për Klinë e Istog…”, përfundoi shkrimin ai, transmeton Gazeta Insajderi.
Lexo edhe: