×
  • Lajme
  • Aktuale

    Reja e axhës së Shpejtim Bulliqit rehatohet në njërën nga institucionet publike të Podujevës

    Insajderi
    25 October 2022 - 14:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kumrije Sadiku Bulliq, reja e axhës së Shpejtim Bulliqit, është rehatuar në punë nga pushteti, që udhëhiqet pikërisht nga axha i burrit të saj. Ajo tashmë gëzon pozitën e kuzhinieres në njërin nga institucionet publike të Podujevës.

    Në një konkurs të hapur më 14 korrik nga komuna e Podujevës me titull: “Punëtor teknik/kuzhiniere në institucionin publik parashkollor ”, familjarja e kryetarit të komunës Shpejtim Bulliqit, Kumrije Sadiku Bulliq arriti që të fitoj pozitën e kuzhinieres, zbulon Gazeta Insajderi.

    Ky konkurs ishte shpallur për dy vende të lira të punës, derisa lista e kandidatëve që janë përzgjedhur për testin me shkrim përbëhej nga 21 gra.

    Në mesin e tyre, e shtata në listë renditej reja e djali të axhës së kryetarit të komunës, Kumrije Sadiku-Bulliqi.  

    Pas testit me shkrim dhe atij me gojë familjarja e Bulliqit, renditej e dyta në listë, duke mbledhur gjithsej 69 pikë, zbulon Gazeta Insajderi.

    Komisioni vlerësues në këtë konkurs përbëhej nga: Avni Maloku (kryetar), Sherbine Citaku (anëtar), Taibe Nishefci (anëtar), Merita Hasani (anëtare) dhe Blerim Nishefci (anëtar).

    Pse pozitën e fitoi Kumrije Sadiku-Bulliq?

    Kumrije Sadiku-Bulliq e kishte mbështetur vazhdimisht kryetarin Bulliqi. Ajo madje gjithmonë kishte zgjedhur fjalët më të mia për ta lavdëruar punën e tij.

    Duket se mundi i saj është shpërblyer nga kryetari duke e punësuar në një institucion publik.

    Në këtë konkurs pjesëmarrëse kishte qenë edhe një nënë me asistencë sociale, e cila nuk arriti të punësohej. Ndonëse, nëpër konkurse publike një përparësi e veçantë ekziston për një kategori të tillë.

    Nëna vetushqyese (emër i njohur për redaksinë), me profesion edukatore ka treguar për Insajderi se si tash e 5 vite aplikon nëpër institucionet publike të komunës së Podujevës, për të siguruar një vend pune për të mbajtur tre fëmijët e saj.

    Ajo gjithmonë kishin dalë e zhgënjyer pas të njohurit e pushtetit kishin rezultuar fitues, ndonëse nga kryetari aktual gjithmonë kishte marre premtime se personat me asistence sociale do tu ndihmonte rreth gjetjes së një pune.

    “Nuk me ka mbetur tjetër opsion vetëm me apliku për termin pune jashtë shtetit, e mi lan fëmijët vetëm, që me siguri ekzistencën”, tha ajo për Insajderin.

    Raste ku janë raportuar shkeljet brenda konkurseve të ndryshme për të punësuar njerëz të afërt me partitë në pushte janë raportuar gjithmonë si zhgënjyes për personat të cilët shkollohen dhe presin që një ditë të punësohet pas pasur nevoje për dikë të njohshëm.

    Djali, vajza, nipat e mbesat kanë përfituar jo rrallë herë nga politik-bërësit, e sidomos ata të pushtetit në vend.

    Lexo shkrimet e Gazetës Insajderi mbi punësimet partiake:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark