Të premten protestohet sërish kundër shtrenjtimit të rrymës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Të premten protestohet sërish kundër shtrenjtimit të rrymës

    Insajderi
    09 April 2025 - 21:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Iniciativa Asnjë cent më shumë ka organizuar sërish protestë, për të premten, datë 11 prill ora 12:00, në sheshin Zahir Pajaziti.

    Kujtojmë se drejtori i ZRrE-së, Petrit Pepaj ditë më parë për paralajmërimin e rritjes prej 15 për qind, ka thënë se shkaktari kryesor është çmimi që ka ndodhur në bursat e energjisë elektrike.

    Ai ka folur edhe për takimet bilaterale që do të zhvillojnë me palë të tjera ditët në vazhdim.

    “Po pritet rritje prej 15%. Shkaktari kryesor është çmimi që ka ndodh në bursat e energjisë elektrike, shkakatri kryesor, s’ka përshtatje tjera qe kanë ndiku në këtë 15%”, tha Drejtori i ZRrE-së, ndërsa shtoi se do të respektohet çdo pakënaqësi e qytetarëve”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark