Modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, para tre ditësh ndau dhimbjen me publikun ku tregoi se i ka ndërruar jetë shoku i saj i ngushtë.
Këngëtarja kishte postuar një fotografi në Instagram krahë djaloshit ku kishte shkruar: “Pusho në paqe kryevepër e zotit”.
Profili i saj po qëndron me imazhin e një ylli duke rënë nga qielli, shkruan “Kosovarja”.
Së fundi, ajo bashkë me një mikë kanë kujtuar 22 vjeçarin i cili ndërroi jetë në një aksident.
“Të premtojmë që do të vijmë të vizitojmë ty gjithmonë edhe pse ti je gjithmnë me ne në zemrat tona”, thuhej në mbishkrimin e një fotografie ku shihej qille nga dritarja e aeroplanit.
Për modelen jo ishte një humbje e madhe pasi, Erionit Sermaxhaj për të ishte si një vëlla dhe jo si shokë i ngushtë.