Insajderi
Teknologji

Të rinjtë braktisin rrjetet sociale

Insajderi
10 March 2018 - 10:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Të rinjtë po kalojnë më pak kohë nëpër rrjetet sociale.

Sipas Origin, një kompani marketingu me bazë në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Facebook-u, Twitter-i dhe Instagram-i po shohin se si të lindurit pas vitit 1994 po çregjistrohen gjithmonë e më shumë prej tyre. Ndërsa, ata që nuk çregjistrohen, kalojnë më pak kohë në to.

I vetmi rrjet social që po i shpëton këtij trendi rënës është Snapchat-i.

Sipas studimit të Origin, të rinjtë po lënë pas dore rrjetet sociale sepse mendojnë se janë humbje kohe dhe se këto rrjete po i bëjnë që të mendojnë negativisht.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark